Nisin provat për shfaqjen e radhës në teatrin ‘Bekim Fehmiu’

Në Teatrin të Qytetit të Prizrenit, “Bekim Fehmiu” kanë nisur provat për realizimin e shfaqjes për fëmijë, “Ok natyrë”.

Premiera e kësaj shfaqjeje është paraparë të jepet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxhmenti i teatrit “Bekim Fehmiu”, përmes llogarisë së tyre në rrjetin social Facebook.

“Vazhdojmë me projektin e radhës, filluan provat e shfaqjes “Ok natyrë”, shfaqje për fëmijë e autorit Agim Deva me regji të Melihate Qenës. Premiera parashihet të shfaqet më 1 qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Teatrit Bekim Fehmiu në Facebook.

Ekipi i shfaqjes ‘Ok natyrë’. Foto: Facebook/Teatri ‘Bekim Fehmiu’