Nisin Ditët e Trashëgimisë Evropiane në Kosovë

Me moton “Trashëgimia dhe edukimi”, nisën sot aktivitetet kulturore për Ditët e Trashëgimisë Evropiane në Kosovë.

Aktivitetet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropian nisën me nënshkrimi e marrëveshjes ndërmjet Ministrisës së Kulturës  dhe Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” pë bursa studentore dhe  me bërje publike të vendimit të Ministrisë së Kulturës për shpallje nën mbrojtje të dy asteve të trashëgimisë shpirtërore: Lojërat tradicionale të Rugovës dhe Opusi i Ansamblit “Rugova”.

Çdo vit në Kosovë mbahen Ditët e Trashëgimisë Kulturore me qëllim të vetëdijesimit për rëndësinë që ka trashëgimia kulturore për shoqërinë kosovare.

Sipas programit deri ën fund të këtij muaji mbahen një sërë aktivitetet për dhe rreth trashëgiminë kulturore: si Kampi për restaurimin e mozaikut në Dresnik të Klinës. Pastaj aktivitete tjera nëpër lokacion e astete të trashëgimisë kulturore në mbarë vendin.

Pjesë e aktiviteteve të Ditëve të Trashëgimisë do të jetë edhe etnologjia dhe kulinaria tradicionale e Kosovës.

Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane do të zgjasin deri më 15 tetor 2020.