Nis sot në Prishtinës festivali ‘Kino n’shehër’

Organizuar nga Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino ARMATA dhe Termokiss, nis sot në Prishtinës edicionin i parë i festivalit “Kino n’shehër”.

Festivali hapet në ora 20:00 në Kino Armata me shfaqjen e filmave: “Les pieds verts” nga Elsa Duhamel dhe “L’arbre”nga Julie Bertuccelli, ndërsa festivali do të zgjasë deri më 29 gusht 2019.

Festivali është mbështetur nga Ambasada së Francës në Kosovë, Komuna e Prishtinës, dhe IF Cinéma.

Përmes një njoftimi për media organizatorët bëjnë të ditur se “Kino n’shehër” është një festival i filmave francezë në qiell të hapur që fton banorët e Prishtinës të kalojnë mbrëmje të këndshme vere duke i shikuar ata.

Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen 14 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër me tema të natyrës dhe rinisë.

Filmat do të shfaqen në Termokiss Garden dhe sheshin Zahir Pajaziti. Hyrja do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë. Të gjithë filmat janë në versionin origjinal, me titra anglisht.