Nis sot në Prishtinë festivali i filmit evropian

Organizuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë nis sot në Kino ARMATA- Prishtinë Festivali i Filmit Evropian.

Janë pesë filma nga shtete të ndryshme evropiane që do të shfaqen në kuadër të këtij festivali.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kino ARMATA bën të se festivali nis sot në mbrëmje me shfaqjen e filmit kroat, “The constitution”.

Festivali do të zgjasë deri më 17 janar 2020 dhe të gjithë filmat shfaqen në ora 20:00.  Hyrja për të parë filmat është falas.

Po këtë muaj nën organizim të Bashkimi Evropian në Kosovë ky festival nga data 20-22 do të mbahet edhe në Mitrovicën e Veriut në Shtëpinë e Evropës.

Orari i shfaqjes së filmave në Kino ARMATA:

13 janar 2020

Filmi “The constitution

Ora: 20:00

14 janar 2020
Filmi “RAY & LIZ”

Ora:20:00.

 

15 janar 2020

Filmi “King of the Belgians”

Ora: 20:00.

 

16 janar 2020

Filmi “Stranger in paradise”

Ora:20:00.

 

17 janar 2020

Filmi “Bloody milk (petit paysan)”

Ora: 20:00.