Nis sot në Prishtinë edicioni i dytë i Showcase-it të teatrove kosovare

Me shfaqjen e dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” sot në mbrëmje në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nis edicioni i dytë i Showcase-it të teatrove kosovare.

Ky festival teatror organizohet nga Qendra Multimedia në Prishtinë në bashkëpunim edhe me Teatrin Kombëtar, Teatrin e Qytetit të Gjilanit dhe Teatrin “Adriana” të Ferizajt.

Festivali do të zgjas deri më 3 nëntor 2019, ndërsa gjatë ditëve të këtij aktiviteti teatror do të shfaqen tetë shfaqje në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan.

Organizatorët e këtij aktiviteti kanë bërë të ditur se përveç shfaqjeve teatrale dhe një performance të baletit gjatë Showcase-it të sivjetëm do të mbahen edhe dy panele diskutimi dhe sesione promovuese të produksionit teatror të Kosovës me qëllim të rrjetëzimit të artistëve.

Ndërsa është paralajmëruar  edhe ardhja e aktorit të njohur francez me origjinë shqiptare, Rexhep Mitrovicës dhe aktorit Arben Bajraktarit.

Programi i Showcase 2019:

E enjte,  31 tetor

20:00 – 21:30

Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

Shfaqja: “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”

Shfaqje në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze. Biletat: Teatri Kombëtar i Kosovës.

E premte, 01 nëntor

10:00 – 11:30

Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

Promovimi i teatrit kosovar.

12:00 – 13: 30

Teatri Oda, Prishtinë

Shfaqja: “Hipokritët apo pacienti anglez”

Shfaqje në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze. Biletat: Hyrja e lirë.

16:00 – 17:30

Teatri i qytetit në Gjilan

Shfaqja: “Erdhi Godoja”

Shfaqje në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze. Biletat: Hyrja e lirë.

20:00 – 21:30

Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

Shfaqja: “Pesë stinët e armikut të popullit”

Shfaqje në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze. Biletat: Hyrja e lirë.

22:00 – 23:00

Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë

Mbrëmje muzikore.

E shtunë,  02 nëntor

10:00 – 11:30

Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

Kompania teatrore Liria dhe Simon Pitaqaj prezantojnë: Lexim e diskutim me Rexhep Mitrovicën e Arben Bajraktarin: “Inkuizitori i madh”.

Lexim në gjuhën frënge, pasuar nga një diskutim në frengjisht me përkthim simultan në gjuhën shqipe e angleze.

15:00 – 17:00

Teatri i qytetit “Adriana”, Ferizaj

Shfaqja: “UN Inspektori”

Shfaqje në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze. Biletat: Hyrja e lirë.

20:00 – 21:00

Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë.

Shfaqja: “Sfinga e gjallë”

Shfaqje në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze. Biletat: Teatri Kombëtar i Kosovës.

 

 E diel, 03 nëntor

10:00 – 12:00

Shëtitje nëpër Prishtinë.

14:00 – 15:00

Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

Diskutim: “Kosovari” në kornizë.

Në gjuhën angleze.

16:00 – 17:30

Teatri “Dodona”, Prishtinë.

Shfaqja: “Im atë e donte Adolfin”.

Shfaqje në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze. Biletat: Hyrja e lirë.

20:00 – 21:00

Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë.

Performanca e baletit: “O.TAKA”.

Biletat: Hyrja e lirë.