Nis sot në Preshevë festivali  ‘Ditët e komedisë shqiptare’

Me shfaqjen e komedisë “Misteri” të Teatrit të Qytetit të Preshevës, nis sot në Preshevë edicioni i 15-të i Festivalit “Ditët e komedisë shqiptare”.

Komedia “Misteri” me regji të Alfred Boriçit shfaqet në ora 19:00, në  Shtëpinë e Kulturës, “Abdulla Krashnica “.

Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” do të zgjasë deri më 20 tetor 2019 dhe të gjitha shfaqjet jepen në Shtëpinë e Kulturës, “Abdulla Krashnica ” të Preshevës.

Përveç shfaqjes nikoqire pjesë e këtij festivali janë edhe shfaqjet “As andej as këndej” e Teatrit të Qytetit të Kumanovës, “UN Inspektori” shfaqje e Teatrit “Adriana Abdullahu” të Qytetit të Ferizajt, “Vrapo pas gruas tënde” e teatrit të Qytetit të Gjilanit dhe mbyllet me komedinë nga Shqipëria, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”.