Nis sot në kinemanë 'Armata' java e filmave të Robert Bresson

Organizuar nga kinemaja “Armata”, në bashkëpunimin e me Aleancën Franceze në Prishtinë, Ambasadën e Francës dhe IF Cinema, nis sot shfaqja e filmave të kineastit francez, Robert Bresson, nga seria “Bresson 101”.

Kjo javë nis me shfaqjen e filmit “Les Dames du Bois de Boulogne” që jepet sot në mbrëmje në kino “Armata” duke filluar nga ora 20:00.

Java e filmit të Bressonit në kinemanë “Armata” zgjat deri më 24 janar 2020 dhe të gjithë filmat janë të titruar në shqip.

Orari i filmave:

E hënë, 20 janar

Filmi “Les Dames du Bois de Boulogne”

Ora: 20:00.

E martë, 21 janar

Filmi “Pickpocket”

Ora: 20:00.

E mërkurë, 22 janar

Filmi “Au Hasard Balthazar”

Ora: 20:00.

E enjte, 23 janar

Filmi “Lancelot du Lac”

Ora: 20:00.

E premte, 24 janar

Filmi “L’Argent”

Ora: 20:00.