Nis sot festivali PITF 2022, ‘Burbuqe Berisha’

Nis sot në Prishtinë edicioni i 6-të i Prishtina International Theater Festival -PITF 2022.

Ky edicioni i këtij festivali i kushtohet ish-drejtoreshës artistike, Burbuqe Berisha, e cila ndërroi jetë vitin që shkoi.

Festivali hapet mbrëmjen e sontme nga ora 20:30 me shfaqjen nga Spanja, “I left”, në Teatrin Kamertal në Kolegjit ABB në Prishtinë.

Organizatorët e festivali thanë sot gjatë një konference për media se në garë për çmimet e këtij festivali janë 6 shfaqje teatrale, 4 prej tyre të huaja. Ndërsa, një shfaqje nga Ukraina është detyruar ta anulojë prezencën për shkak të luftës.

Përveç shfaqjes spanjolle, në kuadër të këtij festivali do të jepen edhe shfaqjet: “The M Word” nga Maqedonia e Veriut, “Andorra” e Teatrit të Qytetit të Prizrenit; “I don`t Wanna forget” nga Italia; “Iphigenia” nga Mali i Zi dhe “Muslimani” e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqjet do të jepen në Teatrin Kamertal dhe ‘Faruk Begolli të Kolegjit AAB.

PITF 2022 do të zgjasë deri të hënën më 16 maj, kur do të mbahet edhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve.