Foto: Kallxo.com

Nis sot festivali ‘Etno Fest’

Për të dhjetën herë nis sot në Kukaj të Prishtinës Festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale “Etno Fest 2020”.

Ceremonia e hapjes së festivali mbahet në ora 17:00 për të vazhduar pastaj me hapjen e ekspozitave dhe disa aktivitete tjera të planifikuara për këtë edicion të “Etno Fest”

Për shkak të situatës me COVID-19, edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të zgjasë tri ditë.

‘Gruaja dhe dielli’ janë dy temat e edicionit të sivjtmë të këtij festivali i cili për qëllim ka promovimin e traditave etno-kulturore të Kosovës.

Festivali mbyllet të dielën, më 27 shtator, me mbajtjen e ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Mbajtja e maskave dhe distancës do të jetë e detyrueshme për pjesëmarrësit.

Edicioni jubilar i festivalit “Etno Fest 2020” ishte paraparë që të mbahej nga 20 deri 25 gusht, por përkeqësimi i situatës nga pandemia COVID -19 detyroi organizatorët që mbajtjen e festivalit ta shtyjnë për 25-27 shtator.