Nis peticioni për pranim të Kosovës në Eurovizion

Është iniciuar peticioni ku kërkohet që Republika e Kosovës të pranohet në Eurovizion.

Nismëtari i kësaj nisme është, Albert Nimani, i cili ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve që kjo të realizohet për vitin 2022.

“Kosova meriton të jetë pjesë e garës së Evrovizionit. Kosova është pjesë e Evropës dhe duhet të jetë pjesë e vlerave të saj po ashtu,” thuhet në peticion.

Tutje, Limani thekson edhe potencialin që ka Kosova duke përmendur artistët e saj që patën sukses në këtë garë.

“Kosova e ka dëshmuar që ka potencial për të marr pjesë në Eurovizion, ne kujtojmë përfaqësuesit e suksesshëm të Kosovës për vende tjera si: Rona Nishliu, Lindita Halimi, Gjon Muharremaj”, thuhet në peticion.

Në peticion theksohet se Radio Televizioni i Kosovës e transmeton Evrovizionin që nga viti 2000

Deri tani, ky peticion është nënshkruar prej afër 1,500 personave.

Për të nëshkruar këtë peticion klikoni këtu