AJB DOC. Foto: AJB DOC

Nis nesër në Sarajevë festivali i filmit dokumentar, ‘AJB DOC’

Edicioni i sivjetmë i  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “AJB DOC” nis nesër, më 11 shtator dhe do të zgjas deri më 15 shator 2020, në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Edicioni i tretë i këtij festivali do të jetë online për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Festivali organizohet nga Al Jazeera Balkans, në bashkëpunim me Al Jazeera Media Network (AJMN) dhe Al Jazeera Media Institute nga Doha.

Qëllimi i Festivalit të Filmit “AJB DOC” është të promovojë autorë dhe dokumentarë që trajtojnë fenomenet shoqërore me një përqendrim në vlerat universale njerëzore të tilla si guximi, e vërteta, drejtësia, toleranca, si dhe kozmopolitizmi.

Filmat e këtij festivali do shfaqen në tri seksionet; në  programin e zyrtar të konkurrencës ku janë paraparë të shfaqen 12 dokumentarë; seksionin  Kinemaja e minutës së fundit dhe seksioni AJB Program. Në këtë seksion pjesë e konkurrencës janë porositur, prodhuar ose bashkëprodhuar nga kanali televiziv Al Jazeera Balkans.

Në fund të festivali do të ndahet tri çmimet:  Filmi më i mirë në konkursin e Festivalit “AJB DOC Award” Çmimi “AJB Program Award” dhe “Çmimi i audiencës”. Të gjithë filmat e shfaqur në Festivalin e Filmit AJB DOC garojnë për Çmimin e publikut.

Gjatë Festivalit të Filmit “AJB DOC” do të organizohet një trajnim disa ditor për autorë të rinj, siç njofton organizatori i festivalit, prodhime të pavarura dhe studentë nga rajoni, të udhëhequr nga trajnerë me përvojë dhe profesionistë të filmit.

Qëllimi i këtij trajnimit është të përmirësojë aftësitë e stazhierëve dhe rrjetëzimin dhe të rrisë bashkëpunimin për projekte të cilat mund të jenë interesante për Al Jazeera Media Network, si dhe transmetuesit e tjerë televizivë.

AJB DOC. Foto: AJB DOC