Foto: Facebook/Shpend Ahmeti

Nis ndërtimi i bibliotekës në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka nisur ndërtimin e qendrës kulturore për të rinj – bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Vetë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka dhënë lajmin për fillimin e ndërtimit të këtij objekti kulturor.

“Sot vendosëm gurthemelin për ndërtimin e qendrës kulturore për të rinj-Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave. Kjo Bibliotekë do të i përmbushë të gjitha nevojat për nxënësit e shkollave të asaj lagjeje dhe më gjerë. Investimet në lagjet e Komunës së Prishtinës mundohen të jenë gjithpërfshirëse, pa dallime dhe të përmbushura me të gjitha nevojat e duhura”, ka shkruar kryetari Ahmeti në Facebook.

Foto: Facebook/Shpend Ahmeti