Nis java e filmit izraelit në Prishtinë

Filmat e suksesshëm nga festivalet ndërkombëtare Cannes, Berlinale, Telluride, TIFF, do të shfaqen prej sot në Prishtinë.

Fakulteti i Arteve të UP-së ka organizuar këtë vit javën e filmit izraelit në hapësirat e Kino ABC dhe Kino sallën e objektit të fakultetit, njofton Fakulteti i Arteve – Regji Filmi dhe TV.

Programi do filloj sot në orën 18:00 dhe do vazhdoj deri me 17 janar.

Lista e filmave që do shfaqen:

Kino ABC

Zero Motivation nga Talya Lavie 15 Janar, ora 18:00

Wedding Doll nga Nitzan Gilady 16 janar, ora 18:00

The Final Victory nga Haim Hecht 17 janar, ora 18:00

Fakulteti i arteve

Life in Stills nga Tamar Tal 16 janar, ora 13:00

The Band’s Visit nga Eran Kolirin 17 Janar ora 13:00

May your memory be love 17 janar ora 15:00