Nis edicioni i 19-të i festivalit të filmit në Tiranë

Ka nisur në Tiranë edicioni i -19-të i festivalit të filmit “Tirana International Film Festival” (TIFF).

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të mbahet deri më 30 shtator 2021, në kinemanë “Millenium”.

Festivali është hapur me premierën kombëtare të filmit “Zgjoi” të Blerta Basholli, fitues i tri çmimeve kryesore në “Sundance Film Festival 2021”.

Edhe këtë vit TIFF ofron një program të pasur me mjaft surpriza.

Në program të këtij festivali do jetë edhe filimi, “Në Kërkim të Venerës” i Norika Sefësa, i cili ka fituar çmim në Rotterdam International Film Festival (2021) dhe në Sarajevo Film Festival (2021).

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.