Nga Vaçe Zela te Arilena Ara: Evoluimi i Festivalit të RTSH ndër vite

Festivali  i Këngës Shqipe në Radio televizionin Shqiptar (RTSH) çdo vit sjellë frymë të re muzikore. Nga një organizim me muzikë të lehtë ka evoluar në një festival me lloj-llojshmëri zhanresh artistike.

Mbrëmë mes lotëve Arilena Ara fitoi çmimin e parë në Festivalin e 58-të në RTSH. Nga 12 këngë finaliste vendin e dytë e fitoi Elvana Gjata me këngën “Me Tana” ndërsa të dytin Sara Bajraktari me “Ajër”.

“Shaj” nga Ara do të jetë kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës 2020  që do të mbahet në Holandë.

Në natën e dytë të festivalit, 12 këngë arritën të kualifikohen në finale me vlerësim nga një juri ndërkombëtare me pesë anëtarë.

Arilena Ara është njëra ndër këngëtaret e cila bëri bujë me sukseset e saj  viteve të fundit. Ajo ka kryesuar në klasifikimet ndërkombëtare si Shazam, Itunes për javë me këngën “Nëntori”. Kjo këngë i siguroi biletën për festivalet prestigjioze “Evropa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy ” në Kazakistan në vitin 2016.  Shkodranja numëron mbi 154 milionë shikime me këngët si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Aeroplan”, “Snow in December” etj.

Këtë vit Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” zuri vendin e 18-të në Eurovision me 90 pikë nga juria dhe publiku. Vitin e kaluar ajo mori 228 pikë në Festivalin e 57-të me të cilat e siguroi vendin e parë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në edicionin e 64-të të Këngës Evropiane në Tel Aviv të Izraelit.

Zanafilla e këtij festivali është në vitin 1962 me transmetim në radio, ku fituese ishte Vaçe Zela me këngën “Fëmija i parë”. Nga 58 edicione të këtij festivali 15 herë fituese ishte artistja e famshme Vaçe Zela me disa këngë që janë të njohura edhe sot si “Këngë për Shkurte Vatën”, “Shqiponjë e Lirë”, “Mësuesit hero” etj.

9 vite para themelimit të këtij festivali, në Itali kishte filluar Festivali i Këngës Italiane ”Sanremo”  që ishte frymëzim i kompozitorëve shqiptarë për ta filluar një traditë muzikore edhe në Shqipëri.

Suksesin më të madh në Eurovision e arriti Rona Nishliu në vitin 2011 me “Suus” me tekst të Florent Boshnjakut.

Këngët e këtij festivali kanë mbetur gjithmonë  në si hite të kohës dhe kanë arritur t’i mbijetojnë shekujve. Tri edicionet e para të këtij festivali i fitoj Vaçe Zela me këngët “Fëmija i parë”,  “Djaloshi dhe Shiu” dhe “Sot jam 20 vjeç”.  Ndërsa në 2017 fitues ishte Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, në 2016 Linda Halimi me këngën “Botë” ndërsa në 2015 “ Përrallë” nga Eneida Tarifa.