Burimi Kallxo.com

Nga nesër nis dezinfektimi i institucioneve kulturore

Nga dita e nesërme Ministria e Kulturës do të nisë dezinfektimin e objekteve të 16-të institucioneve kulturore në vartësi të saj. Dezinfektimi i objekteve kulturore bëhet në kuadër të masave të marra kundër Coronaviruesit.

Veton Firzi, sekretar i Përgjithshëm i MIRS-së, ka thënë Kallxo.com se nga nesër do të fillojë dezinfektimi i objekteve kulturore që varen nga ministria.

“Nga dita e nesërme do të nisë dezinfektimi i objekteve të institucioneve kulturore. Është bërë një orar dhe në 16 institucionet kulturore do të bëhet dezinfektimi”, ka thënë Firzi.

Institucione kulturore të nivelit kombëtar që janë në vartësi të MKRS-s, kanë ndërprerë aktivitetet në bazë të vendim të Qeverisë së Kosovës të datës 11 mars 2020, për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

Përvesa shfaqjeve dhe aktivitete tjera më publiku, institucione ndërprenë edhe provat dhe disa punojnë me staf të reduktuar.

Femi Maliqaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Teatri Kombëtar të Kosovës, ka thënë për Kallxo.com se teatri ka pezulluar aktivitetet dhe pritet dezinfektimi i objektit.

“Dezinfektimi i hapësirave do të bëhet, ndërsa janë anuluar edhe provat”, ka thënë Maliqaj.

Provat janë anuluar edhe nga Baleti Kombëtar. “Ushtrimet dhe provat janë ndërpre që kur Qeveria/MKRS mori vendimin për anulimin e aktiviteteve kulturore. Jemi 26 balerinë dhe hapësira është tepër e vogël që të ketë distance siç kërkohet në këtë gjendje”, ka thënë ai.

Ndërsa, Enver Rexha, drejtor i Instituti Albanologjik të Kosovës ka thënë për kallxo.com se IAK-ja  se janë duke punuar me kapacitetet të reduktuara të personelit, bazuar në vendimin e autoriteteve për masat kundër Coronavirusit.

“Po punojmë me numër të reduktuar të stafit, sa është i domosdoshëm funksionalizimi i institucionit. Poashtu kemi staf pune të angazhuar si roje, mirëmbajtje në lokalitete si Ulpianë, Kala Prizren etj.”, ka thënë ai.