Nga nesër filma 'Zana' në Cineplexx

Filma “Zana” me regji të Antoneta Kastarit nga nesër do të fillojë të shfaqet në disa termine në kinemanë Cineplexx në Prishtinë.

Çmimi i biletave për të parë këtë film në Cineplexx do të variojë sipas ditë të javës.

Çdo të premte, shtune dhe diele çmimi i një bilete për të parë filmin do të jetë 3.90 euro.

Të hënave, mërkurave dhe të enjteve bileta do të kushtojë 3.60 euro. Ndërkaq çdo të martë çmimi i një bilete për të parë filmin “Zana” do të jetë 2.80 euro.

Filmi i Antoneta Kastratit, ‘Zana’, që pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanada është përzgjedhur nga Komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë ‘Best International Feature’ të OSCARS.

Filmi ‘Zana’ do të përfaqësojë Kosovën në OSCAR