Nga 18 maji nis rihapja e institucioneve kulturore për publikun 

 Nga 18 maji do të nisë rihapja e institucioneve kulturore që ishin mbyllur nga 13 marsi i këtij viti për shkak të përhapjes se CoVid-19-të.  

Hapja e muzeve dhe galerive do të lejohet nga 18 maji, ndërsa hapja e kinemave dhe teatrove nga 2 qershori 2020. 

Ministridetyrë i Shëndetësisë,  Arben Vitia ka bërë të ditura gjatë një konference për media se masat lehtësuese që do të nisin së zaptuara nga e hëna e ardhshme, 4 maj 2020. 

“Masat lehtësimit do të bëhen në tri faza, faza e parë fillon me 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë fillon me 18 maj deri më 1 qershor dhe faza e tretë fillon me 2 qershor dhe vazhdon deri në një vendim tjetër”, ka thënë ministri Vitia gjatë konferencës. 

Hapja e muzeve dhe galerive do të bëhet gjatë fazës së dytë të masave lehtësuese nga 18 deri më 1 qershor. 

Kurse, hapja e kinemave dhe teatrove do të bëhet gjatë fazës së tretë të paketës lehtësuese që është paraparë të fillojë nga 2 qershori i këtij viti deri në një njoftim të ri. 

Nga 13 marsi i këtij viti janë anuluar të gjitha aktivitetet kulturore si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.