
Monumenti NEWBORN. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com
"NEWBORN-i" bëhet me bazament
Kanë përfunduar punimet për rregullimin e bazamentit të simbolit të shtetësisë së Kosovës, monumentit NEWBORN.
Lajmi për rregullimin e bazamentit të këtij monumenti është bërë i ditur nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook.
“Kështu duket monumenti NEWBORN dhe hapësira e rregulluar përreth. E gëzofsh Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. duke postura edhe një foto të monumenti.
Rregullimi i bazamentit të NEWBORN -it ka nisur vitin e kaluar.
Monumenti NEWBORN me autor Fisnik Ismaili është promovuar më 17 shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë.
Që nga inaugurimi, çdo vit, ky monument merr pamje të re duke dërguar mesazhe të ndryshme në botë. Këtë viti me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë, monumenti NEWBORN i është kushtuar viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konflikteve anembanë botës.


