Pamje nga ceremonia e inaugurimit të veprës, ‘Never Say Never’. Foto: KALLXO.com.

'Never Say Never', fjalia e famshme e Adem Demaçit përjetësohet në vepër arti nga Alban Muja

Fjalia e famshme e Adem Demaçit, “Never Say Never” është përjetësuar në vepër arti nga Alban Muja.

“Never Say Never” (Kurrë mos thuaj kurrë) është shprehja e famshme e Demaçit e thënë gjatë një diskutim televiziv politik në vitet e ’90, atëherë kur luftërat në ish-Jugosllavi kishin shpërthyer tashmë.

Përveç Demaçit, kjo vepër u kushtohet gjithë të burgosurve politike dhe atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Vepra artistike “Never Say Never” e Alban Mujës dhe e mbështetur nga Komuna e Prishtinës është inauguruar sot në Parkun “Adem Demaçi” në Prishtinë.

Në ceremoninë e inaugurimit të “Never Say Never”, përveç autorit morën pjesë edhe Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës.

Alban Muja, autor i veprës është shprehur gjatë kësaj ceremonie se inspirimi për realizmin e kësaj vepre i erdhi nga kontributi që ka dhënë Demaçi dhe bashkëveprimtarët e tij.

“Inspirimi për realizimin e kësaj vepre ka ardhur nga kontributi i Adem Demaçit dhe gjithë të burgosurve politikë të cilët dhanë gjithçka për lirinë të cilën e gëzojmë sot”- tha ndër të tjerash ai.

Ndërkaq, ministri i MKRS Hajrulla Çeku tha se me këtë vepër po memorializohet kontributi që ka dhënë Demaçi dhe të tjerët.

“Sot po e shtojnë edhe një pikë në Prishtinës për të moemorializuar gjithë atë rezistencë kombëtare që e ka udhëheq Demaçi edhe të tjerët”- tha Çeku.

Kurse, përparim Rama, kryetar i Prishtinës tha gjatë fjalës së tij se me këtë vepër po kujtohen gjithë personalietet që kontribuan për lirinë e Kosovës.

“Me këtë vepër po përjetësohet edhe shprehja e famshme e tij e thënë në Beograd, kur shumë pak veta do të kishin guxim të shpreheshin lirshëm për fokusin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi që e vetmja rrugë për Kosovës ishe ajo e pavarësisë”- tha kryetari Rama, ndër të tjerash.

Ai tha se shprehja “Never Say Never” të jetë moto e synimeve të qyterëve për të arritur qëllimet e tyre.

Pamje nga ceremonia e inaugurimit të veprës, ‘Never Say Never’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ceremonia e inaugurimit të veprës, ‘Never Say Never’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ceremonia e inaugurimit të veprës, ‘Never Say Never’. Foto: KALLXO.com.