Nesër promovohet libri ‘Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve’

Promovohet nesër në Prishtinë libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve”, në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht, i botuar nga Forumi ZFD, Integra, QBPZH, BMZ, RBF dhe Ambasada zvicerane.

Promovimi i librit mbahet në hotel Sirius duke filluar nga ora 10:00.

“Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” promovohet me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve dhe përmbledh rrëfimet familjarëve të personave të pagjetur që që nga lufta e Kosovës.

Libri shpalos rrëfimet e 10 familjeve me rreth 33 anëtarë të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Nga familjet e intervistuara për këtë libër, 7 janë shqiptare dhe 3 serbe.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Kosovë.