Ilustrim

Nesër nis Panairi i Librit në Tiranë

Të mërkurën në Tiranë nis edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Tirana 2022”, që organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

Panairi “Tirana 2022” mbahet në Pallatin e Kongreseve deri më 20 nëntor 2022.

Organizatorët kanë bërë të ditur se këtë edicion do të marrin pjesë 100 botues duke përfshirë edhe botuesit nga Kosova, Mali i zi e Maqedonia e Veriut.

Sipas, SHBSH-së, përveç ekspozimit dhe shitjes së librit,  do të ketë edhe shumë aktivitete tjera për librin, si takime letrare, promovime e diskutime të ndryshme dhe nuk do të mungojnë edhe emra të njohur të letrave shqipe.