
Nesër nis edicioni i 15-të i Festivalit ‘MonoAkt’
09.6.2023 - 18:18
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë, “MonoAkt 2023” do të nis nesër, më 10 qershor 2023 në Prishtinë.
Festivali hapet me shfaqjen e monodramës, ‘Arka” që do të jepet në Teatrin “Dodona” në ora 19:30 në Prishtinë.
Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se do të jenë 6 shfaqje teatrore që do të prezantohen në kuadër të këtij edicioni, punëtori, promovime e vizita në institucionet kulturore në vend.
Po ashtu edhe këtë vit do të mbahet edhe Festivali i “Monostripi” dhe “Monoperformanca” si dhe konferenca për monodramën.
Edicioni i 15-të i Festivali ‘MonoAkt” mbyllet më 15 qershor 2023, me ndarjen e çmimeve të festivalit.
Programi i festivalit: