Nesër në Prizren hapet ekspozita për 142 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren do të hapë nesër ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të autorit  Parim Kosova.

Kjo ekspozitë hapet me rastin e 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ekspozita “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” hapet në ora 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Dr.sc. Parim Kosova. Ekspozita do të hapet në ora 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e QRTK në Prizren.