‘Akademia përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova’. Foto: Facebook/DKRS-Gjilan

Nesër në Gjilan mbahet akademia përkujtimore për presidentin Rugova

Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, nesër ( e enjte), duke filluar nga ora 14:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan mbahet akademia përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Kjo akademi përkujtimore mbahet në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit Rugova.

Gjatë kësaj akademie do të mbahet një program i zgjedhur artistik.

“Në program do të paraqiten këngë korale, premiera dhe pika artistike të muzikës serioze të interpretuara në skenë nga Kori i Qytetit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Kulturë të Komunës së Gjilanit.

Ky aktivitet mbahet në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2021”.