Nesër mbahet leximi skenik i dramës ‘Unë jam ajo’

Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës mbahet leximi skenik i dramës, ‘Unë jam ajo’ i Valmira Thaqit dhe Dituri Nezirajt.

Leximi skenik i shfaqjes mbahet në ora 12:00, interpretuar nga Valmira Hoti dhe Fitore Bruqi.

Drama “Unë jam ajo” është një rrëfimi për gjendjen emocionale dhe psikolgjike të grave lehona dhe periudhën e rimëkëmbjes pas lindjes.

Midis luftës së brendshme dhe asaj të jashtme, lehonat e gjejnë veten në një botë të pakuptimtë, të errët fajtore për sjelljen në jetë të një krijese aq delikate dhe të pastër.

Sipas autoreve të dramës, të paafta për këtë mision aq të vështirë, lehona shpesh vdekjen e tyre e gjejnë si shpëtim.

“Të gjitha këto peripeci, vijnë nga depresioni i paslindjes, i cili nuk flitet, nuk ndihmohet dhe nuk trajtohet klinikisht, siç duhet. Kjo temë fatkeqësisht është ende tabu, si pasojë e mentalitetit tradicional”, thuhet në njoftimin e autoreve të dramës, “Unë jam ajo”.