Nesër mbahet Festivali Multikulturor ‘Festojmë ngjashmëritë tona’

Nesër, më 15 dhjetor 2021, në Bibliotekën Kombëtar të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, mbahet Festivali Multikulturor “Festojmë ngjashmëritë tona”.

Festivali fillon në ora 18:00, me prezencën e artistëve të ndryshëm, piktorë, skulptorë, poetë, dhe muzikantë të komuniteteve: rom, ashkali, egjiptian, etj.

“Gjatë pjesëmarrjes tuaj, ju do të keni mundësi të takoheni, të argëtoheni, si dhe të blini produktet tuaja të preferuara, duke ofruar gjithashtu mundësi zhvillimi dhe përkrahje për të rinjtë pjesëmarrës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

 “Festivali Multikulturor” është një ngjarje që promovon identitetin, ngjashmëritë dhe kulturën e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian në shoqëri duke ofruar mundësi të barabarta.