Foto: Facebook

Nesër mbahen homazhe për Violeta Rexhepagiqin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë nesër  homazhe për nder të këngëtares Violeta Rexhepagiqi.

Për të nderuar këngëtaren, një fotografi e saj do të vendoset para Ministrisë së Kulturës, në orën 10:00, e përcjellë me muzikë me këngë të kënduara nga këngëtarja e ndjerë.

MKRS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të Ccronavirusit është e detyruar që në këtë mënyrë të organizojë homazhet për të nderuar këngëtaren Rexhepagiq.

“Nesër, 17 prill 2020, ora 10:00, para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, për nder të këngëtares tonë Violeta Rexhepagiqi, do të vendoset fotografia e të ndjerës dhe do të lëshohen këngët e saj. Për shkak të rrethanave të pandemisë, është paraparë që kësisoj të organizohet homazhi ceremonial për këngëtaren, kompozitore e gazetaren Violeta Rexhepagiqi, e cila kaloi në amshim”, thuhet në njoftimin MKRS.

Violeta Rexhepagiq ka vdekur sot në Prishtinë në moshë 55 vjeçare.