Nesër hapet Panairi i Librit ‘Fushë-Kosova 2021’

Nesër (e premte, 23 korrik), duke filluar nga ora 10.00, në Fushë Kosovë hapet edicioni i parë i Panairit të Librit, “Fushë Kosova 2021”.

Panairi hapet në platonë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno”.

Në kuadër të panairit nesër hapet edhe ekspozita “Vullkani i Republikës” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe do të promovohet katalogu i ekspozitës “Libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur”.

Në këtë panair do të paraqiten mbi 1,000 tituj të librave të ri dhe mijëra tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.

Gjatë ditëve të panairit të librit do të ketë edhe punëtori nga punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për restaurimin e librit të dëmtuar, aktivitete letrare e dhurime të librave për bibliotekat e shkollave të Fushë Kosovës.

Panairi organizohet tri ditë me radhë, më 23, 24, 25 korrik 2021, nga ora 09:00 deri 23:00.