Nesër hapet ekspozita me veprat e Faton Kryeziut 

Krijuesi Faton Kryeziu do të hapë nesër ekspozitën personale në Hotel “Sheraton” në “Marigona Residence” në Prishtinë. 

Ekspozita hapet në ora 18:00, ndërsa do të ekspozohen 42 piktura të këtij artisti. 

Po ashtu në kuadër të kësaj ekspozite, Faton Kryeziu do të promovojë librin “Tension & Emocion”.