Foto: Facebook/GMK.

Nesër hapet ekspozita ‘Dhomë për kujtime të pabëra’

Ekspozita “Dhomë për kujtime të pabëra” e krijuesit Luan Bajraktari hapet nesër në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) në Prishtinë.

Kjo ekspozitë, që është kuruar nga Hana Halilaj hapet nga ora 19:00.

Në njoftimin e GMK-së thuhet se “Dhomë për kujtime të pabëra” prezanton një vepër të komisionuar me autor Luan Bajraktarin, i cili e tjetërson galerinë në një dhomë dite ndërtuar me orendi dhe pajisje shtëpiake të vjetra.

Gjithashtu, kjo ekspozitë synon të vërë në pikëpyetje strukturat institucionale, përmes kësaj, të krijojë një hapësirë që fton për reflektim dhe dialog.