Foto: KGJ

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan.

Përmes një komunikate për media, Komuna e Gjilanit njofton se projekti parasheh ndërtimin e objektit për Qendrën Kulturore për Komunitete në pronësi të Komunës së Gjilanit, e krijuar për të ruajtur, zhvilluar dhe promovuar artet dhe trashëgiminë kulturore të komuniteteve dhe në shërbim të gjithë qytetareve të komunës.

“Kosto e projektit është 151, 471. 52 euro, ku MZHR do të financojë me 80, 000 euro, derisa Komuna do të bashkëfinancojë me shumën prej 71 ,471. 52 euro”, thuhet në komunikatë.

Ky projekt, po sipas komunikatës së Komunës së Gjilanit, do tu mundësojë institucioneve dhe organizatave  të angazhuara në fushën e kulturës dhe artit të vendosin bashkëpunim për çështjet me interes të përbashkët si dhe të promovojnë  artet dhe kulturat e ndryshme për veprat, iniciativat, aktivitetet  kulturore dhe artistike.

Po siasa komunikatës, projekti do të nxit bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit.