Në Wil të Zvicrës mbahet Festivali i Filmit 'Tri net fest film'

Për tri ditë me radhë, më 24, 25 dhe 26 të këtij muaji në Wil të Zvicrës do të mbahet aktiviteti “Tri net fest film”.

Gjatë këtij festivali, i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Studio “Aktrimin” në Zvicër, do të shfaqen filma shqip të metrazhit të shkurtër dhe filma të huaj.

Ky aktivitet mbahet në kuadër të ‘Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë’, që organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës.

Sipas organizatorëve “Tri net film fest”, do të ketë në program filma të shkurtër nga vende të ndryshme të botës, por edhe filma shqip në të tri netët.

Filmat do të jenë të metrazhit të shkurtër, pra festivali do të jetë një festival i filmit të shkurtër dhe do të promovoj dhe do të afroj autorët e rinj të filmit nga vendet e ndryshme të botës në Zvicër.

 Orari i shfaqjes së filmave:

 Më 24.10.2019

Filmat: “Tre” – Mirak Zymberaj, “Identity”   Arben Fejzullahu, “The Neë Bride”- Alma Cocaj,  “Uje dhe varre” – Ersin Shamli.

Më  25.10.2019

Filmat:  “Ajo” – More Raca, “The Baby”- Ben Apolloni, “The Last Battle”- Alban Zogiani,  “Vellau jem” – Burim Baftiu.

Më 26.10. 2019.

Filmat: “Klithma”- Korab Lecaj, “Darka”- Suela Bako, “A long way home”- Iber Deari, “Me fal”- Besim Ugzmajli.