Në Turqi u mbajt konferenca ‘Historia dhe kultura ilire’

Në kuadër të “Ditët e Kulturës Shqiptare në Turqi”, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike-Qendra Kulturore e Kosovës në Turqi, në bashkëpunim me pesë shoqatat në Bursa, kanë organizuar konferencën “Historia dhe Kultura Ilire”.

Në këtë konferencë përveç prof. dr. Engin Beksaç, ligjërues në universitetin “Trakya Üniversitesi” në Edirne, ishin të pranishëm edhe pesë kryetarë të shoqatave, anëtarë te kryesisë së shoqatave, kryetarja e Lidhjes së Rinisë Shqiptare në Bursa, të cilën e ka themeluar Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike – Qendra Kulturore e Kosovës, e po ashtu edhe shumë bashkatdhetarë nga Bursa.

Në këtë konferencë është diskutuar historia e Ilirëve si populli autokton në Ballkan, për kulturën ilire si ndër kulturat më të vjetra në rajonin e Ballkanit dhe në perëndim të Turqisë dhe për historinë e Trojës.

Nga të pranishmit, të cilët ishin në numër shumë të madh, janë bërë pyetje, të cilave u janë përgjigjur ligjëruesit.