Në TQP ‘Dodona’ nisin provat për premierën e radhës

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona” ka nisur provat për realizimin e premierës së radhës, në skenën e mbrëmjes.

Përmes një postimin në Facebook, menaxhmeniti i këtij teatri ka bërë të ditur se kanë filluar provat e shfaqjes së skenës së mbrëmjes, “Historia e Bobi Vatsonit” në regji të Erson Zymberit.

“Ky projekt, si dhe projektet e skenës së mbrëmjes ‘Djali im vetëm nuk mund të ecë’ në regji të Ilirjana Arifiti, ‘Gra të forta’ në regji të Ardi Mejzinit, si dhe ato të teatrit për fëmijë, ‘Gogoli’ në regji të Mentor Berishës dhe ‘Eli’ në regji të Fata Hysenit, janë pesë projektet fituese në thirrjen nga Komuna e Prishtinës për mbështetjen e projekteve për realizmin e shfaqjeve në skenën e mbrëmjes dhe në teatrin për fëmijë, në Teatrin e Qytetit të Prishtinës ‘Dodona’ dhe njëherësh përbëjnë repertorin e Dodonës gjatë sezonit të ardhshëm!”, thuhet në njoftimin e Dodonës në facebook.

Pamje nga provat në TQP ‘Dodona”. Foto: Facebook/ TQP ‘Dodona’