TIFF. Foto: Facebook/TIFF

Në Tiranë po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në kushte të rrepta kundër COVID-19

Në Tiranë ka nisur edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit, “Tirana International Film Festival” (TIFF).

Edicioni i sivjetmë është hapur të shtunën e kaluar, me shfaqjen e filmit,Liqeni im” i regjisorit Gjergj Xhuvani në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës.

Edicioni i 18-të i TIFF po mbahet në kushte të rrepta kundër COVID-19.

Organizatorët e këtij festivali bëjnë të ditur se gjatë këtij edicioni do të shfaqen dhjetëra filma të produksioneve filmike nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

Edicioni i sivjetmë i TIFF mbyllet në mbrëmjen e 25 shtatorit kur edhe do të ndahen çmimet e festivalit.