"Shtetrrethimi". Foto: Facebook/BF

Në Prizren jepet sot premiera e shfaqjes ‘Shtetrrethimi’

Drama “Shtetrrethimi” nga Albert Kamy dhe regji të Fatos Berishës jepet sot premierë në Teatrin e Qytetit të Prizrenit, “Bekim Fehmiu”.

Shfaqja jepet në ora 16:30, duke respektuar masat anti – COVID-19.

Shfaqja trajton problemet e shoqërive të stagnuara, të cilat të për shkak të paaftësisë për vendimmarrje zhyten në totalitarizëm.

Në shfaqje luajnë: Ernest Malazogu, Edona Sopak. Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Rifat Smani, Liridona Shehu, Alban Cela, Zana Duraku, Alban Morina, Besëlidhje Bytyqi, Hajat Toçilla dhe Valmira Hoti.