Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Në mars nis renovimi i objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Renovimi i objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të nis në muajin mars të këtij viti.

Renovimi do të zgjasë 90 ditë kalendarike dhe do të kushtojë 38, 600. 00 euro. Ndërsa punimet do të kryhen nga firma “Blenor” me seli në Istog.

Gjatë këtij renovimi planifikohen intervenime në nyjat sanitare, kanalizim dhe rrjetin elektrik.

Iber Alaj, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e kulturës Rinisë dhe Sportit, ka thënë për Kallxo.com se për shkak te gjendjes atmosferike, respektivisht temperaturave te ulëta dhe reshjeve, punët janë planifikuar të nisin në fillim të marsit 2021.

“Renovimi sipas kontratës parashihet të zgjas 90 ditë kalendarike, gjatë së cilës do të intervenohet pjesërisht në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit si the rrjetit elektrik. Me projekt parashihet edhe rregullimi i nyejve sanitare dhe zhveshtorëve dhe një pjese te skenës”, ka thënë Alaj.