Teatri Kombëtar i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

‘Në kërkim të Zala-s’ sot premierë në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje në ora 20:00, premierën e ‘Në kërkim të Zala-s’  me tekst të Arta Arifit dhe regji të Ilirjana Arifit.

‘Në kërkim të Zala-s’  shpërfaq dëshirën e pangopur të një personi, duke u vënë në vazhdimësi në kërkim të dashurisë.

Në shfaqje luajnë: Melihate Qena, Sheqerie Buqaj, Agron Shala, Alban Rexhaj, Shpejtim Kastrati, Egzon Mustafa, Anisa Ismajli dhe Fiona Gllavica.