Në fundjavë mbahet festivali ‘Ujëvara Fest’

Me moton “Kultura, ritakimi ynë”, më 30 dhe 31 korrik 2021 në Ujëvarën e Mirushës, do të mbahet edicioni i V-të i festivalit “Ujëvara Fest”.

Organizatorët e festivalit, kanë përgatitur një sërë aktivitetesh për edicionin e sivjetmë të këtij festivali.

Sipas programit, gjatë dy ditëve sa do të zgjas ky aktivitet, do të ketë programe muzikore, shfaqje të ndryshme, aktivitete letrare e të traditës e shfaqje të filmave.