Në Ferizaj jepet sot me publik shfaqja 'Kontrolli dhe makina e dashurisë’ 

Teatri “Adriana Abdullahu” i Qytetit të Ferizajt planifikon të shfaqë sot në mbrëmje, shfaqjen “Kontrolli dhe makina e dashurisë”, me tekst dhe regji të Besim Ugzmajlit. 

Shfaqja, sipas menaxhmentit të Teatrit “Adriana”, jepet sot në ora 18:00 me zbatim strikt të rregullave të reja të institucioneve për shkak të COVID-19, me numër të kufizuar të publikut, bartje maskash dhe mbajtje të distancës. 

Fatmir Hyseni, drejtor i Teatrit “Adriana” ka konfirmuar për KALLXO.com se premiera me publik e shfaqjes “Kontrolli dhe makina e dashurisë” planifikohet të jepet sot dhe nesër në ora 18:00, duke respektuar vendimet e institucioneve për parandalimin e coronavirusit. 

“Do të ketë publik vetëm 50 veta, të gjithë do të kenë maska dhe duke respektuar distancën. Repriza do të jetën nesër më 9 korrik”, ka thënë për KALLXO.com, drejtori Hyseni. 

Hyseni ka thënë se puna e bërë për realizmin e kësaj shfaqje duhet të prezantohet, duke pasur parasysh sfidat dhe vështirësitë që ka krijuar COVID-19. 

Ndërsa, regjisori i shfaqjes Besim Ugzmajli ka thënë se përgatitja e shfaqjes ka kaluar nëpër një proces mjaft sfidues 

“Ne kemi filluar këtë shfaqje vitin e kaluar për të vazhduar në muajt e parë të këtij viti, pastaj ndodhi pandemia dhe gjithçka ndryshoi. Sigurisht që ka qenë proces mjaft i vështirë dhe i pazakonshëm, për shkak edhe të gjendjes psikologjike të  gjithë aktorëve dhe ekipit. Mirëpo ia kemi dalë dhe tani e përfunduam shfaqjen si të tillë”, tha Ugzmajli. 

Premiera e mbyllu e shfaqjes “Kontrolli dhe makina e dashurisë” ishte dhënë në mes të muajit qershor në Teatrin “Adriana”. 

Shfaqja “Kontrolli dhe makina e dashurisë”, sjell dilema ekzistenciale të vendosura në hapësirë distopike. Kjo dramë edhe pse e vendosur në një ambient dhe atmosferë distopike, mëton të ndërtohet mbi strukturën klasike të dramës në përgjithësi. 

 shfaqje LuajnëMevlan SaraçiUratë ShabaniValdrin Osmani, Blin SylejmaniDardanë Mehmeti, Gresë Gashi, Sherif Bega, Milot SalihuJajush RamadaniKushtrim Emërllahu, Leonora HasaniKushtrim Ugzmajli.