Në Ferizaj është hapur edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës 

 shtunën  mbrëmje  Galerinë e Arteve  Ferizaj është hapur edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar  Karikaturës. 

Dhjetëra karikatura për garën e këtij edicioni dhe një sërë veprash tjera të  rinjve, në strip dhe karikaturë, jashtë garës, janë ekspozuar në kuadër të këtij edicioni në Galerinë e Artit në Ferizaj, të cilat për dy javë do të qëndrojnë të hapur për publikun. 

COVID-19 detyroi një mënyrë të veçantë të hapjes së edicionit të sivjetmë të Festivalit ndërkombëtar të Karikaturës“. 

Imri Musliu, drejtor i Shoqatës së Karikaturistëve të Ferizajt, “HiThi”, e cila e organizon festivalin, ka thënë për KALLXO.com se mbajtja e këtij edicioni nuk ishte aspak e lehtë, për shkak të coronavirusit, por edhe mbështetjes së vogël institucionale. 

A ka thënë se përveç ndihmës së nga Komuna e Ferizajt, shoqata “HiThi” nuk ka marrë asnjë ndihme tjetër institucionale për organizimin e festivalit. 

“As këtë viti Ministria e Kulturës nuk e ka përkrahë me asnjë cent festivalin. Ne kemi bërë një ankesë për këtë. Të vetëm ndihmë e marrim nga Drejtoria për Kulturë e Ferizajt, edhe pse është e pamjaftueshme, por pa ndihmën e saj nuk do të mund ta mbanim festivalin”, ka thënë Musliu. 

Musliu ka treguar se në adresë të Edicionit të 6-të të Festivalit të Karikaturës kanë ardhur 1 650 karikatura nga 360 artistë prej 53 vendeve të ndryshme të botës, 99 prej të cilave u përzgjodhën për këtë edicion.  

“Temat e lira dhe nga aktualiteti– COVID-19 kanë karakterizuar punimet e këtij edicioni”, ka potencuar Musliu. 

Ndërkaq edhe këtë viti janë shpallur   mirë e festivalit. 

Plaketën “HiTHi i Artë Diego Feld nga Argjentina; Plaketin “HiTHi i Arxhendtë” e fitoi Aleksei Kivokurtcev nga Rusia,  kurse Plaketën “HiTHi i Bronztë” e fitoi Seyran Caferli nga Azarbayjani., i vlerësuar nga juria me 16 pikë.