Në dhjetor shpallet fituesi i Çmimit ‘Artistët e së nesërmes 2019' 

Edona Kryeziu, Somer Şpat dhe Dion Zeqiri janë finalistët e edicionit të sivjetëm të Ekspozitës – Çmimit “Artistët e së nesërmes”.

Fituesi i Çmimit ‘Artistët e së nesërmes”, për këtë vit do të shpallet më 6 dhjetor 2019, në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes 2019″.

Organizatori i këtij çmimi, Stacioni – Qendra për Art Bashkëkohor, bën të ditur se Juria e Çmimit “Artistët e së nesërmes 2019″, e përbërë nga Charles Esche, Qëndresë Deda, Adam Kleinman, Sezgin Boynik, Jelena Vesić, në mesin e 16 konkurrentëve të këtij çmimi ka zgjedhur tre finalistët për çmimin “Artistët e së nesërmes 2019″ – Somer Şpat, Edona Kryeziu dhe Dion Zeqiri.

“Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes 2019″ do të shpallet me 6 dhjetor 2019 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes 2019”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Art Bashkëkohor, Stacioni. 

Çmimi “Artistët e së nesërmes” organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.