Foto: Kallxo.com

Në Bibliotekën Kombëtare hapet ekspozita për familjen Jashari

Është hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Familja Jashari – në dritën e betejës për liri”.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuara dhjetëra artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës për ngjarjet e ndodhura në fshatin Prekaz gjatë marsit të vitit 1998.

Gazetat dhe revistat e ekspozuara janë pjesë e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare.

Foto: Kallxo.com

Fotografitë e ekspozuara tregojnë krimet e policisë serbe në Prekaz dhe sulmin mbi Familjen Jashari.

Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të betejës së Familjes Jashari kundër policisë e forcave serbe.

Tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, zgjati sulmi i forcave policore serbe në drejtim të shtëpisë së Jasharëve në Prekaz.

Në këtë betejë, përveç Adem dhe Hamëz Jashari janë vrarë edhe 55 anëtar të Familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Foto: Kallxo.com
Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Kallxo.com
Kallxo.com