Ndikimet e shqipes në gjuhën bullgare, meritë e muratorëve

Gjuhët ballkanike i kanë marrë dhe dhënë njëra-tjetrës mjaft fjalë dhe forma të ndryshme gramatikore. Këto huazime janë evidente edhe mes shqipes dhe bullgarishtes.

Ndikimi i shqipes në gjuhën bullgare është evidentuar në shumë studime shkencore, por një ndikim të veçantë mbi gjuhën bullgare është bërë nga muratorët shqiptarë që shekuj më parë kanë punuar në Bullgari si zanatçinj.

Janë pikërisht këta muratorë të cilat kanë pasur një të folme të veçante me bazë shqipen duke ndikuar në të folmet e vendbanimet e shumta në Bullgari.

Albanologu bullgar, Anton Pançev ka prezantuar sot kumtesën “Ndikim i shqipes mbi të folmet e fshehta të muratorëve në Bullgari” përmes së cilës ka dokumentuar se gjatë shekullit të 18-të e më vonë në Bullgari është përhapur një e folme e veçantë- e fshehtë nga muratorët, të cilët kanë punuar në vendbanime të ndryshme bullgare.

Pançev ka pohuar se është dokumentuar se në rajone bullgare ka pasur shumë nga trevat shqiptare, nga jugu dhe Maqedonia perëndimore që kanë punuar si zanatçinj në trevat bullgare.

“50 % e të folmeve të fshehta të muratorëve në Bullgari janë me bazë shqipe”, ka thënë Pançev.

Sipas tij, ka ende punë për të studiuar këtë segment i cili nuk është shprehur sa duhet nga studiuesit.