Enver Petrovci
Ndahen çmimet për teatrin, Enver Petrovci merr çmimin për vepër jetësore
Aktori Enver Petrovci ka marrë Çmimin Kombëtar për vepër jetësore në fushën e teatrit që ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2020.
Këtë çmim Petrovci e mori për kontributin e dhënë në fushën e teatrit dhe të themelimit të institucioneve teatrore-kulturore në vend.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë sot çmimet kombëtare vjetore për teatrin, për 2020.
Ceremonia e çmimeve është mbajtur në kabinetin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku.
Juria në përbërje të Ben Apollonit, Astrit Kabashit, Ilir Bokshi, Shengyle Ismajli dhe Kushtrim Koliqi, përveç çmimit për vepër jetësor ndau edhe këto çmime.
Çmimi për Shfaqja më të mirë iu dha shfaqjes “Zgjimi i pranverës” me regji të Zana Hoxhës. Çmimi për regjia më e mirë iu dha regjisores, Blerta Neziraj, “Kthimi i Karl Mejit” Blerta Neziraj për shfaqjen “Kthimi i “Karl Majit”.
Çmimi për aktorin më të mirë iu dha Armen Ismajlit, për aktrimin në shfaqjen “Kthimi Karl Mejit”, ndërsa Çmimi për prezantimin më të mirë ndërkombëtar shkoi për Shtëpinë Teatrore- Filmike, “Akt”.