MonoAKT 2020. Foto: Facebook

Ndahen çmimet e festivalit të monodramës, ‘MonoAKT 2020’ 

Shfaqja “Orët e fundit të jetës së Njegoshit” e Teatri Nacional  Podgoricës nga Mali i Zi ka marrë çmimin kryesor, “Monodrama më e mirë” në kuadër të edicionit të XII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramēs, “MonoAKT”.  

Orët e fundit  jetës  Njegoshit” u interpretua nga aktori Slobo Marunoviq. 

Kurse, çmimin “Aktorja më e mirë” e festivalit e mori aktorja bullgare Polya Yardanova, për rolin në shfaqjen “Ëndrra e Natashës”.  

Çmimi “MonoStripi” më i mire shkoi për  Flaka Latifinçmimin “MonoPerformansa” më e mirë e mori  Donika Zeqiri. 

Organizatorët e “MonoAKT” ndanë edhe dy çmime për “Vepër Jetësore” për artistët eminent: Xhevat Qorraj dhe –Miho Gjini dhe një “Post Mortum” për Adem Mikullovci. 

Edicioni i sivjetmë i Festivalit “MonoAKT” ka nisur më 23 tetor, ndërsa mbyllet sot me një vizitë të pjesëmarrësve të festivalit në pjesë të ndryshme të Rajonit të Dukagjinit. 

“MonoAKT 2020” është mbajtur në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë dhe në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Në këtë edicion të këtij festivali morën pjesë shfaqje nga monodrama nga Kosova dhe vendet të rajonit. 

 

‘MonoAKT 2020’. Foto: Facebook/Mentor Zymberaj