Hyjnesha në Fron - Foto: Festivali "Hyjnesha ne Fron"

Ndahen 10 çmimet e Edicionit të 17-të të Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron” është mbyllur më 15.12.2024.

Në Natën Finale të këtij Edicioni u ndanë 10 çmime, në dy kategori kryesore: filma të shkurtër dhe filma të gjatë.

Çmimet për filmat e shkurtër:

Filmi më i mirë i shkurtër: “Rreth”

Skenari më i mirë: “Siasar”

Regjia më e mirë: “The Lady with the Blue Tag”

Aktorja më e mirë: Adriana Matoshi

Çmimi special “Hyjnesha në Fron”: “The Steak”

Çmimet për filmat e gjatë:

Filmi më i mirë i gjatë: “Këtu Vallëzohet me Hijet”

Skenari më i mirë: “The Stranger’s Case”

Regjia më e mirë: “The Stranger’s Case”

Aktori/Aktorja më i mirë: Jason Beghe

Çmimi special “Hyjnesha në Fron”: “The Last Days of Sulukule”

Edicioni i 17-të i festivalit “Hyjnesha në Fron” ka nisur më 13.12.2024 dhe është mbajtur në Kino Armata në Prishtinë.