Nazmi Rrahmani: Pandemia e coronavirusit po lë pasoja që do të ndihen gjatë 

Pandemia e coronavirusit, ndër të tjerash ka prekur edhe krijimtarinë artistike, veçanërisht fushën e botimit dhe krijimtarinë letrare. Nazmi Rrahmani, shkrimtar dhe botues, themeluesi i Shtëpisë Botuese, “Faik Konica” ka thënë në një intervistë për Kallxo.com se pandemia ka goditur fushën e botimit të librave.  

Tërë bota është zënë e papërgatitur për një situatë këtillë. Kjo vlen edhe për ne. Prandaj tani secila veprimtari duhet kërkuar rrugë dhe mënyra për ta tejkaluar këtë me pasoja sa vogla dhe sa lehtë. Edhe pse jam i bindur nuk do kalohet pa pasoja do ndihen gjatë”, ka thënë Rrahmani. 

Në këtë intervistë për Kallxo.com Rrahmani flet edhe për sfidat që përballen sot botuesit dhe krijuesit Kosovarë, për ish-Rilindjen, mbështetje për librin e lexueshmërinë.   

KALLXO.com: Pandemia e coronavirusit ka imponuar një mënyrë të re të funksionimit në vend. Si po ndikon kjo situatë në punët tuaja të, qoftë si botuese apo krijues? 

Nazmi Rrahmani: Natyrisht, kjo është situatë e re për gjithë dhe për çdo gjë. Mënyra e re e funksionimit jetës përgjithësi është me pasoja rënda për gjitha fushat e veprimit. Tërë bota është zënë e papërgatitur për një situatë këtillë. Kjo vlen edhe për ne. Prandaj tani secila veprimtari duhet kërkuar rrugë dhe mënyra për ta tejkaluar këtë me pasoja sa vogla dhe sa lehtë. Edhe pse jam i bindur nuk do kalohet Pa pasoja do ndihen gjatë. Edhe veprimtaria botuese/krijuese do t`i ndiejë pasojat e veta. Te krijimtaria mendoj se kjo varet prej natyrës vetë krijuesit se si do gjendet këtë rast. Do ketë kohë tepër për t`iu kushtuar punës krijuese (Natyrisht nëse gjen inspirim për këtë). Ndërkaq sa i përket veprimtarisë botuese mendoj se  mungesat dhe problemet janë shtuar dukshëm dhe do jenë me pasoja rënda. 

KALLXO.com: Jeni ndër botuesit më me traditë në vend, çfarë pasojash mund të sjellë për veprimtarinë botuese situata aktuale me coronavirus? 

Nazmi Rrahmani: Veprimtaria botuese në përgjithësi, po sidomos kjo në Kosovë, ka kohë që ballafaqohet me probleme ndër më të ndryshmet. Ajo nuk ka mundur të ecë në hap me zhvillimin teknologjik edhe me nivelin e vet krahas vendeve të tjera. Ndërsa në Kosovë në pikëpamje teknologjike kjo veprimtari ka qenë në nivel mjaft të lartë, viteve të fundit me hapjen e shtypshkronjave private ajo nuk ka ecur në hap me kohën dhe krahas vendeve të tjera. Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë gjendje. Ndër të tjera arsye kryesore janë tirazhet tepër të vogla të botimeve tona. Kjo si pasojë e shitjes jo të kënaqshme të librit. Dhe më tutje kjo si pasojë e mosfunksionimit normal të bibliotekave, të atyre të ashtuquajtura biblioteka komunale e ndërkomunale dhe degëve të tyre, të bibliotekave të shkollave sidomos e të tjera. Po një prej arsyeve është edhe barazimi i librarive me të gjitha dyqanet e mallrave të tjera. Ka edhe një varg problemesh që ndikojnë në këtë moszhvillim.  

Ndikimi i teknologjisë në veprimtarinë botuese

KALLXO.com: Cilat janë sfidat dhe përfitimet e një botuesi sot në Kosovë? 

Nazmi Rrahmani: Kam bindjen se në Kosovë ka tepër pak botues. Kjo tregon më së miri se kjo veprimtari nuk ka mundur të zhvillohet normalisht, se ka ngecje dhe si pasojë e kësaj edhe pozita e librit e në veçanti pozita e autorit dhe e atyre që merren me librin në të gjitha fazat derisa të arrijë te lexuesi në përgjithësi nuk është e mirë. Sfidat në rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie janë të ndryshme. Së pari duhet theksuar se libri nuk varet vetëm nga një faktor i krijimit të tij. Prandaj kudo që mund të shfaqet ndonjë pengesë sado e vogël do të jetë një sfidë për krijimin e librit dhe për pozitën e tij, por sidomos që ai të bjerë në dorë të lexuesit të interesuar. Libri ka nevojë gjithnjë për ndihmë. E ajo ndihmë mund të luajë rolin e vet kudo që i bëhet librit: nga autori, botuesi, shtypshkronja, libraria, biblioteka e të tjera. Por ai që mund t`i ndihmojë më së shumti librit është shteti me krijimin e instrumenteve funksionale në shërbim të librit. Mendoj se kjo është edhe detyrë e shtetit që të gjejë instrumente t`i ndihmojë lexuesit ta sigurojë librin e dëshiruar dhe të nevojshëm. Për përfitime nga kjo veprimtari tani për tani mund të flitet fare pak. Madje për përfitim material, përveç atij kulturor dhe moral, nuk mund të flasë sidomos autori.  

KALLXO.com: Sa rrezikon teknologjia interesimin e publikut për librin, konkretisht veprimtarinë botuese? 

Nazmi Rrahmani: Për këtë çështje ka mendime ndryshme. Por është evident fakti se teknologjia ka pasur ndikim dukshëm tërë botën, prandaj edhe ne nuk mund jemi përjashtim, do thotë se teknologjia luan rolin e vet dhe është bërë pjesë përbërëse e jetës përditshme. Prandaj edhe ata merren me libër duhet t`u përshtaten kushteve dhe krijojnë lexues do jenë dashamirë librit. këtë drejtim, mendoj se nuk kemi bërë sa duhet dhe sa mundemi. Kjo vlen sidomos për shtetin. Kosova është shteti me numër vogël librave për kokë banori jo vetëm Europë. Lexuesi duhet fillojë krijohet nga parashkollorët, e sidomos shkollë. Te ne fare pak punohet këtë drejtim. Kjo vlen sidomos për Ministrinë e Arsimit fare pak ka bërë hapjen dhe begatimin e bibliotekave shkollave. 

KALLXO.com: Vazhdimisht thuhet se ka krizë leximi. Çfarë mendoni ju se lexojnë sot kosovarët? 

 Nazmi Rrahmani: Me sa di unë nuk është bërë ndonjë analizë nga ndonjë institucion përkatës se sa lexohet dhe çka lexohet më shumë. Përshtypja ime është se  në Kosovë ka lexues të mirëfilltë. Nëse merret parasysh se tregu i librit tanimë është më i lirë dhe se vjen edhe libri sidomos nga Shqipëria dhe se mund të gjenden libra të fushave dhe të interesimeve të ndryshme, atëherë mund të përfundohet se lexohet. Natyrisht mund të flitet edhe për krizë leximi, por këtë duhet kuptuar aq sa ka mundësi lexuesi ta ketë librin afër vetes. Shpeshherë kam dëgjuar që të thuhet se libri është i shtrenjtë. Natyrisht duhet të merret parasysh edhe fakti i standardit të njeriut tonë dhe të analizohet se sa ka mundësi njeriu ynë të ndajë për libër. Prandaj është detyrë e shtetit të krijojë aso mundësish që libri të jetë sa më i lirë dhe të krijohen mundësi gjithashtu që libri të jetë sa më afër lexuesit.  

Ministria financon libra nga botues që nuk merren me librin 

KALLXO.com: Si i vlerësoni politikat e Qeverisë/MKRS sa i përket veprimtarisë botuese, qoftë subvencionimit të botimeve, lirimin nga TVSh-ja apo edhe doganës? Çfarë mendoni rreth punës së Këshillit të librit të MKRS-së? 

Nazmi Rrahmani: Fola edhe më parë për përgjegjësinë e shtetit ndaj librit, që në fakt do të thotë ndaj lexuesit. Shteti ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim. Me Ligjin për librin dhe veprimtarinë botuese ka krijuar Këshillin e librit që ka për detyrë të merret me librin dhe problemet e tij përgjithësisht. Fatkeqësisht deri tash ky këshill nuk e ka kryer rolin e vet asnjëherë. Ai deri tash është marrë vetë me ndarjen e pak mjeteve që cakton Ministria e Kulturës për subvencionimin e librit dhe për blerjen e pak titujve dhe të pak ekzemplarëve për nevoja të bibliotekave. Them të pak ekzemplarëve sepse blihen 5o copë për titull për nevojat e të gjitha bibliotekave që i bie se disa prej tyre nuk marrin asnjë ekzemplar. Së pari mjetet që ndahen për libër janë tepër të pakta. Janë vetëm simbolike dhe ato nuk u krijojnë botuesve mundësi që me ato mjete të fituara nga shitja e librit të subvencionuar të zgjerojnë veprimtarinë e vet. Madje financohen edhe libra të botuesve që nuk merren fare me librin. Mendoj se së pari Ministria e Kulturës të mendoj për një shtim serioz të mjeteve për librin dhe ta analizojë çështjen se ku do të duhej orientuar ato mjete. Më mirë do të ishte që shumica e mjeteve të ndahej për blerjen e librit të ri. Kjo edhe për një arsye se Këshilli i librit që i vlerëson dorëshkrimet e pabotuara nuk ka mundësi asnjëherë t`i vlerësojë ato para se të botohen. Pra mjetet ndahen në bazë të autorëve ose të botuesve. Problem i veçantë më duket se është kufizimi që ka bërë Këshilli që të financojë një herë 3 tituj të një botuesi e tani 5 tituj. Kjo bën të mundshme që të mbesin vepra të mira të një botuesi pa u financuar dhe t`i jepen ndonjë botuesi edhe për ndonjë vepër që mund të mos i plotësojë kriteret. Këshilli i librit asnjëherë nuk ka bërë analizën e veprave të financuara e të botuara për të parë se a është vepruar mirë apo jo. Këshilli i librit asnjëherë nuk është marrë edhe me probleme të tjera të librit që e pasur obligim siç e parasheh rregullorja e tij, madje edhe të propozojë masa për përmirësimin e pozitës së librit. 

Problem i veçantë, mendoj se është edhe trajtimi i librit si gjitha mallrat e tregut. Libri duhet trajtohet gjitha segmentet vlerë me rëndësi veçantë. Me këtë duhet lirohet edhe nga gjitha taksat, tatimet, TVSh etj. Çështja e TVSh-së nuk është trajtuar asnjëherë plotësisht dhe mënyrë gjithanshme. Me këtë duhet përfshihen edhe bibliotekat, libraritë, TVSh-ja e materialit grafik e tjera taksa e përcaktojnë çmimin e librit. 

KALLXO.com: Romanin e fundit e botuat shumë dekada më parë. Pse nuk botuat më pas romanit “Rruga e shtëpisë sime”? 

Nazmi Rrahmani: këtë pyetje nuk mund përgjigjem, sepse kam dhënë shumë herë premtime nuk i kam realizuar. Nuk jam i gatshëm dal me ndonjë botim. Kam botuar vetëm fragmente nëpër revista 

Trajtimi i figurës së gruas në letërsinë shqipe 

KALLXO.com: Jeni ndër të parët autorë nga Kosova që keni pasqyruar fatin e gruas kosovare. Cili është vendi që sot zë figura e gruas në letërsinë e sotme shqipe? 

Nazmi Rrahmani: Së pari të përkujtoj se romani është shkruar në fillim të viteve 6o të shekullit të kaluar. Pra janë përafërsisht 6o vjet nga koha e shkrimit dhe afro 55 vjet nga koha e botimit të parë. Po të kthehemi në atë kohë përgjithësisht njeriu ynë ka qenë në një shkallë tjetër, pra edhe femra në përgjithësi. Prej asaj kohe deri tani janë bërë ndryshime shumë të mëdha. Po të shkruhej sot romani Malësorja, do të ishte ndryshe, do të kishte veprime të tjera, sepse vetë jeta është ndryshe nga ajo e atëhershme. Nuk është mirë që autori të flasë se pse është marrë me atë çështje, ose pse e ka trajtuar një çështje ashtu e të tjera, pasi këto duhet të dalin nga vetë vepra dhe lexuesi të merret me to. Unë kam shkruar për disa ngjarje që i ngarkohen si barrë e rëndë një gruaje (Hajria). Ngjarjet janë të asaj kohe. Personazhi im është dashur t`i mbajë atë mbi kurriz të vetin dhe të përpiqet t`i zgjidhë ashtu si di dhe mundet ajo. Dhe qëllimi im ka qenë që ajo duke kaluar nëpër aq situata të rënda, të jetë në gjendje të përfundojë ashtu si do ajo, pra të jetë e fortë t`i përballojë ato dhe të triumfojë. Kështu kam menduar atëherë. Lexuesi le të gjykojë për të.  

Sot Hajria do ishte tjetër, jo ajo e para gjysmë shekulli. Ka probleme tjera. 

Sot gruaja është krijuese jo vetëm e jetës vet, por edhe e veprës letrare si dhe veprave tjera shkencore e artistike. Natyrisht ajo përgjithësisht është gjendje vendosë vetë. Nuk i ka vështirësitë e atëhershme. Nuk i kam parasysh rastet ekstreme mund hasen 

KALLXO.com: Si e shihni zhvillimin e romanit të sotëm shqiptar? 

Nazmi Rrahmani: Përgjithësisht letërsia shqipe, kudo që krijohet, ka shënuar rezultate të mira. Sot kemi vepra me vlerë të lartë artistike. Nuk mund të flitet më për ndonjë vepër të rrallë që botohej dikur, por për shumë e shumë vepra dhe autorë. Të përmend me këtë rast se romani “Malësorja” në kohën kur është botuar ishte romani i shtatë me radhë i një autori shqiptarë të Kosovës. Ndërsa sot mund të flasim për një numër të madh romanesh të autorëve shqiptarë që botohen çdo vit. Kjo krahas sasisë ka sjellë edhe vepra me vlera të larta artistike. Prandaj sot mund të flitet për romane shumë të rëndësishme të rëndësishme të autorëve shqiptarë. 

Fati i ish-Rilindjes, gjigandi që u mbyll me ardhjen e lirisë 

KALLXO.com: Kohëve të fundit është folur shumë për Rilindjen dhe trashëgiminë e saj. Pse sipas jush, kaq shpejt u harrua gjithë ajo trashëgimi e lënë nga ky gjigant intelektual e kulturor i Kosovës? 

Nazmi Rrahmani: Rilindja është plagë e veçantë e shoqërisë sonë. Fatkeqësisht nuk po ndihet si e tillë. Rilindja që në një periudhë gjysmëshekullore ka qenë gjithçka për kulturën, arsimin, artin, informimin, shkencën shqiptare jo vetëm në Kosovë, por në Jugosllavi dhe madje edhe më gjerë u mbyll përnjëherë me ardhjen e lirisë sikur të harrohej e gjithë e kaluara e saj e arritur jo pa mund dhe sakrifica. Nuk mund të flitet për asnjë sukses dhe rezultat të arritur nga shqiptarët e Kosovës gjatë gjysmë shekulli pa Rilindjen. Me Rilindjen është luftuar analfabetizmi, me Rilindjen ka filluar krijimtaria letrare dhe shkencore, kulturore, informative.  Me Rilindjen u shënuan suksese e rezultate në shumë fusha të zhvillimit tonë kombëtar për afro gjysmë shekulli. Gazeta arriti të botohet në tirazhe mesatare 1oo mijë kopje në ditë dhe të arrij në viset më të largëta ku ka pasur shqiptarë, veprimtaria botuese (kulturë, art, shkencë) arriti të botojë afro 200 tituj në vit me tirazh mesatar rreth 5000 copë (tirazhet e librave ishin nga 1000-20 000copë). Pos të tjerash u botuan veprat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare kudo që krijoheshin ato, u botuan veprat kapitale të Rilindjes kombëtare (kulturë, gjuhësi, letërsi, histori etj.) Libri shkonte me automatizëm në 112 biblioteka të Kosovës. Botimet tona shkonin në 75 bibliotekat më të njohura të botës. Botoheshin revista të fushave të ndryshme: Jeta e re, Përparimi, Pionieri, GEP-I, Shkëndija, Fjala, Thumbi, Bujku, Gazeta e pionierëve, Kosovarja, Zëri. Shtypshkronja ishte ndër më modernet, me një kapacitet të jashtëzakonshëm. Rilindja me sistemin e vet të tregtisë dhe të shitjes, me më se 50 librari dhe më 700 pika të shitjes në tërë Kosovën, me një fuqi të jashtëzakonshme ekonomike, me më 2000 punëtorë, me një numër shumë të madh njerëzish me arsim të lartë e fakultete dhe me kuadra profesionale të nevojshme për punët që bënte, ishte një prej gjigantëve ekonomikë të Kosovës. Rilindja kishte edhe objektin e vet të ndërtuar sipas parametrave për veprimtarinë e vet që ishte ndër më modernët në Jugosllavi. 

Rilindja ishte iniciuese dhe nxitëse e shkatërrimit Lidhjes Komunistëve Jugosllavi dhe e krijimit sistemit shumëpartiak. 

Rilindjen pari e dëmtoi dhe tentoi ta mbyllte pushteti okupues serb me formiminNdërmarrjes Panorama dhe me ndalimin e gazetës, botimeve, revistave, me marrjen e shtypshkronjës dhe sistemit tregtisë si dhe tërë pasurisë kolektivit Rilindjes si dhe objektit, Pallatit shtypit, me largimin e punëtorëve nga puna etj. Mirëpo ajo nuk mundi ta realizojë atë synonte: ndalonte botimin e gazetës, librit dhe botimeve tjera. 

Kolektivi i Rilindjes vazhdoi punën kushte jonormale, jashtë objektit vet ndërtuar edhe me mjetet e punëtorëve Rilindjes. Edhe ato kushte vazhdoi botohet gazeta, disa revista dhe libri. 

gjitha këto u harruan shumë shpejt dhe Rilindja, jo vetëm u mbyll, por edhe u dëmtua dhe u shkatërrua pa mundur vazhdojë punën liri. Pse ndodhi kjo? Mendoj se është mirë dikush ta bëjë një analizë hollësishme dhe gjenden shkaktarët e një shkatërrimi tillë jo vetëm ekonomik, por sidomos kulturor, sepse atë nuk mundi ta bëjë Serbia me masa represive e shkatërruam dhe e asgjësuam liri radhë parë me sjellje papërgjegjshme atyre erdhën krye saj dhe me bindjen se historia duhet nis prej tyre.