Nata franceze e ideve organizohet edhe në Prishtinë

Organizuar nga Aleanca Franceze e Prishtinës për herë të parë në Prishtinës do të mbahet edicioni i parë i prezantimit “Nata e ideve”, një aktivitet për fëmijë që organizohet nga Institutit Francez.

Edicioni i parë i “Natës së ideve” do të mbahet nesër, më 30 janar 2020, në Aleancën Franceze nga ora 18:00 deri në 19:30.

Përmes një njoftimi për media, Ambasada Franceze në Prishtinë njofton se “Nata e Ideve” është një ngjarje e Institutit Francez, e organizuar në të gjithë botën, për të zbuluar njohuritë dhe shkëmbimet e fundit mbi sfidat kryesore të kohës sonë.

Këtë vit tema e kësaj ngjarjeje është “Të jesh gjallë”.

“Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës organizon një prezantim me instruktorin e zhytjes Bekim Latifi (Mc Beka) me temën “Bota nënujore”, që synon fëmijët e moshës 8 deri në 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës.

Po sipas këtij njoftimi, gjatë këtij gjatë prezantimi fëmijë do të dëgjojnë për: Historinë e zhytjes dhe prezantimin e pajisjeve të zhytjes, prezantim të botës nënujore dhe rëndësinë e saj, biseda me instruktorin e zhytjes si dhe është paraparë një bashkëbisedim (shkëmbim) përmes Skype me “La petite bibliothèque ronde” në Paris, mes fëmijëve kosovarë dhe francezë për njohuritë e tyre mbi botën nënujore dhe mjedisin.

Ngjarja është falas dhe e hapur për të gjithë.